Tashmë ka nisur edhe kërkimi nënujor për aeroplanin e zhdukur që po transportonte futbollit Emiliano Sala të Cardiff City.
Mbi 4.500 persona kanë dhënë donacione në faqen “GoFundMe”, e cila u hap më 25 janar, për t’i mbledhur 300 mijë euro për rinisjen e kërkimeve. Paratë e kërkuara u mblodhën për më pak se tri ditë.
Kërkimet fillestare për blerjen rekord të Cardiff u ndërprenë të enjten, duke nxitur thirrje nga e gjithë bota se kërkimet duhet të rinisin.
Tani pasi paratë janë mbledhur, drejtori i Bluewater Recoveries, David Mearns, ka folur për gazetarët.
“E kemi siguruar dhe punësuar një anije inspektimi e cila është e pajisur me mjete të kërkimit të nivelit më të lartë, e cila do të përdorët për të kryer një kërkim nënujor për aeroplanin në zonën ku kishte kontakt për herë të fundit”, – tha Mearns.