MENU
klinika

NBA

Raptors tregojnë supremacinë në Lindje

23.01.2019 - 12:35

Toronto Raptors tregon edhe njëherë tjetër supremacinë në NBA, të paktën në Konferencën e Lindjes. Skuadra kanadeze mori një fitore të pastër 120-105 ndaj Sacramento Kings, falë një paraqitjeje të shkëlqyer në grup.

Kyle Lowry dhe Fred VanVleet, me nga 19 pikë secili, ishin më të mirët mbi parket për Raptors, ndërsa “double-double” i Marvin Bagley (22 pikë dhe 11 “rebound”), nuk e shmangën dot humbjen e Kings.

Një përballje më e ekuilibruar ajo mes Oklahoma City Thunder dhe Portland Trail Blazers, por në fund fitorja ishte për vendasit, që triumfuan 123-114.

Spektakël nga Paul George, më i miri mbi parket, me 36 pikë, dhe të Russell Westrbrook, që e mbylli takimin me “triple-double”, 29 pikë 14 asistime dhe 10 “rebound”. Damian Lillard dhe McCollum, respektivisht me 34 dhe 31 pikë, nuk mjaftuan për të shmangur humbjen e Blazers.

Los Angeles Clippers, pa Danilo Gallnarin, dështuan 106-98 në fushën e Dallas Mavericks. Sfida u vendos në 5 minutat e fundit nga Harrison Barnes, autor i 20 pikëve, dhe Luka Doncic, që realizoi 17 pikë.