MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Serbia ankohet për bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri

03.01.2019 - 16:30

Serbi

Vendimi për një pikë të përbashkët kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë ka ngjallur reagime të shumta në Serbi.

Këto reagime kanë ardhur edhe nga kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Milovan Drecun.

Kosovë

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të përballen me pritje të gjata në pikën kufitare në Merdare për të hyrë në Kosovës nga Serbia.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdare janë afro dy orë, ndërkaq për të hyrë në Kosovë 5-10 minuta.


Maqedoni

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Vlado Buçkovski, tha se homologu i tij i tanishëm, Zoran Zaev, do të paguajë një çmim të lartë për shkak të Ligjit të ndryshuar të Amnistisë, por duket se ai nuk ka zgjedhje tjetër.

Ndryshimet në Ligjin mbi Amnistinë u mundësuan 15 pjesëmarrësve në trazira të Kuvendit më 27 prill 2017, kur Talat Xhaferi ishte zgjedhur kryetar i parlamentit, që të lirohen nga akuzat.

Mal i Zi

Investitorët e huaj tani mund të marrin pasaporta malazeze, apo shtetësi bazuar në investimet në projektet e zhvillimit.

Vendimi i qeverisë malazeze mbi “qytetarinë ekonomike” hyri në fuqi më 1 janar 2019.

Maqedoni

Gjykata Themelore në Shkup, duke proceduar sipas kërkesave të dorëzuara në përputhje me Ligjin për Amnisti për ngjarjet e 27 prillit të viti 2017 dhe pas marrjes së mendimit të prokurorit publik, ka pranuar edhe pesë kërkesat e të akuzuarve për këtë lëndë.

Për këtë lëndë para Vitit të Ri u amnistuan edhe pesë persona tjerë. Gjykata Penale me vendimet e fundit u sqarua për të gjithë 66 kërkesat e paraqitura për amnisti. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Serbët për kufirin me Shqipërinë

‘Heqja e kufirit sjell aneksimin e Kosovës’


Ka dhënë kontribut të çmuar për Kombëtaren

Ish lojtari i Kombëtares kandidon për deputet

Vuçiç mungoi në hapjen e Notre Dame

Pse presidenti kishte frikë të shkonte në Paris

“Privilegj i madh të shërbej si ambasador në Kosovë”

Hovenier vlerësohet me urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”

Dy liderët flasin dhe për marrëdhëniet Prishtinë-Beograd!

Vuçiç takohet me Scholz, diskutojnë për nxjerrjen e litiumit në Serbi!

“Nuk do largohem nga Serbia siç veproi Assad në Siri”

Vuçiç akuza shërbimeve të huaja inteligjente: Duan të më rrëzojnë, por unë…