Menu

A do të shpëtojë Britania?

Nëntë rrathët e ferrit të Brexit

10.02.2019 - 12:34

Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, pohoi këtë javë se kishte një “vend të veçantë në ferr” për Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk është shprehur se ka një vend të veçantë në ferr për të gjithë mbështetësit e Brexit pa plan.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Në poemën epike të Dantes Alighieri, të shekullit të 14-të, në të vërtetë kishte nëntë vende të veçanta në ferr.

Nuk është e qartë nëse Tusk kishte parasysh Dante kur ai bëri komentet e tij, por nëse ai e bëri, ndoshta ato nëntë rrathë të ferrit do të dukeshin kështu.

Rrethi i Parë: Votuesit e Penduar

Rrethi i parë ishte populluar nga ata paganë që, ndonëse ishin të virtytshëm, nuk kishin pasur mundësi ta pranonin Krishtin. Ndërsa, sipas Tusk, këtu do të gjejmë ata votues të penduar që kanë ndryshuar mendim që nga rezultati i referendumit 2016.

Ata besonin gjërat që u ishin premtuar atyre; ata mendonin se po bënin gjënë e duhur për vendin e tyre. Dhe tani ata duhet të jetojnë pasojat dhe ata ndjehen nervozë për këtë.

Rrethi i dytë: Boris Johnson

Nëse dikush në debatin e Brexit u kaplua nga epshi, ai ishte ish-Sekretari i Jashtëm Boris Xhonson. Jo në kuptimin e kënaqësive mishore, por në lejimin e ambicies dhe vetëinteresit që ndikuan në arsyetimin e tij.

Të gjitha me sa duket kaplohen nga një dëshirë e zjarrtë, madje, lakmi për të qenë kryeministër.

Rrethi i tretë dhe i katërt: Euroskeptikët

Disa anëtarë të Parlamentit Europian bënë karrierë në Bruksel, duke e përçmuar atë. Në vitin 2015, u raportua se anëtarët e Parlamentit Europian (EPP) nga Partia Euroskeptike e Pavarësisë së Britanisë së Madhe (UKIP) kishin një reputacion më të keq në Parlamentin Europian sesa homologët e tyre në ndonjë parti tjetër në Evropë.

Rrethi i Pestë (Zemërimi): Ata që refuzojnë rezultatin e referendumit

Në versionin tonë, këtu gjejmë ata që refuzojnë të pranojnë rezultatin e referendumit dhe ata që ia atribuojnë fitoren ndërhyrjes ruse.

Rrethi i gjashtë: Laburistët pro Brexit

Me në krye Jeremy Corbyn, së bashku me disa nga këshilltarët e tij më të afërt.

Rrethi i Shtatë (Dhuna): “Luftëtarët” e Brexit

Ka patur kërcënime të fshehura nga një pakicë njerëzish që nga referendumi i vitit 2016. Kështu Sekretari i Jashtëm Jeremy Hunt pohoi se përmbysja e Brexit mund të çonte në “paqëndrueshmëri reale sociale”.

Rrethi i Tetë (Mashtrimi): Ata që bëjnë fushatë të dyfishtë

Rrethi i tetë i Dantes ka emrin e duhur. Këtu janë ata që mashtruan publikun në vitin 2016 me premtime shumë larg realitetit. Por ndoshta edhe ata që paralajmërojnë për katastrofën e menjëhershme ekonomike, nëse Britania do të votojë për t’u larguar nga BE.

Rrethi i Nëntë (Tradhtia): Ata që duan të qëndrojnë

Ata që ende shpresojnë të përmbysin rezultatin e referendumit, mund të shikohen me dashamirësi nga figurat e BE-së si Donald Tusk, porn ë Britani shihen si tradhtarë.

Këtu gjejmë Tony Blair, Liberal Demokratët dhe një pjesë të mirë të turmës që votoi.

Dante ishte në gjendje të shpëtonte nga Ferri, ndërsa Britania do të largohet më 29 mars pa asnjë shenjë të një marrëveshjeje apo rezolute politike, dhe kjo nuk është shumë optimiste.

Foreign Policy

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e Sekretarit të Jashtëm britanik

“Tronditet” Britania/ Brexit mund të anulohet?

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, vit vendimtar për Evropën…

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, viti i humbjeve të mëdha për Evropën…