MENU
klinika

Serie A, java 24

Ngec Napoli, Juve “hipotekon” titullin

17.02.2019 - 22:31

Napoli nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në shtëpi ndaj Torinos. Për pasojë, Juventus, kur mbeten edhe 14 javë nga fundi, është 13 pikë para Napolit dhe titulli thuajse është futur në kasafortë.

Elseid Hysaj ka luajtur titullar sot dhe për 90 minuta, teksa në fund të ndeshjes është ndëshkuar me karton të verdhë.  Ishin vendasit ata që dominuan ndeshjen.

Por napolitanët nuk arritën të shfrytëzonin mundësitë e tyre, ndërkohë që ishin edhe të pafat, duke goditur shtyllën. Napoli ka goditur 18 herë shtyllën në sezonin 2018/19, më tepër se çdo skuadër tjetër në pesë kampionatet kryesore të Europës.

Këtë herë të kaltrit nuk arritën të gjenin golin e fitores dhe duhet të kënaqen me një pikë që i çon në kuotën e 53 pikëve, të qetë në vendin e dytë.