“Gusht: Portret familjar”/ Premierë
Teatri Kombëtar ju fton në premierën e re “Gusht: Portret familjar”, një komedia e zezë nga Tracy Letts, fituese e çmimit Putitzer në vitin 2007, të cilën e sjell në skenë për herë të parë regjisori Spiro Duni.
15 – 17 Shkurt 2019, ora 20:00, arTurbina
METROSOUNDS – “Përrallë Mesdheu”
(8 Shkurt – 9 Mars)
Programi i MetroSounds përbëhet nga një përzgjedhje artistike e cila është e ndërtuar për të na vënë në kontakt me identitetin dhe përkatësinë tonë Mesdhetare. Për këtë arsye përpos emrit kryesor, festivali do të ketë dhe nënshkrimin “A Mediterranean Tale/ Përrallë Mesdheu”. Si i tillë ky program sjell copëza kulture nga fqinjët tanë më të afërt si një formë për të vlerësuar dhe dialoguar me kulturat që na rrethojnë nëpërmjet muzikës.
Zonja dhe Zotërinj, kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë programin e MetroSounds:
9 Shkurt, Ora 20:00 – Redi Hasa Trio (AL/IT)
15 Shkurt, Ora 20:00 – Mario Mariani (IT)
23 Shkurt, Ora 20:00 – Etibar Asadili Trio (TR)
01 Mars, Ora 20:00 – Alcedo Folk Band (GR)
8,9 Mars, Ora 20:00 – Koncert I Ansamblit Folklorik Tirana.
Live Poetic Session me Scriptum n’ Sonus, çdo të enjte, ora 19:00 21,28 Shkurt
“Tullumbaci i kuq”/ Teatër
Në Teatrin Metropol do të mund të ndiqni shfaqjen për fëmijë “Tullumbaci i kuq”, e shkruar nga Barry Kornhauser, dhe me regji të Roerd Toçe, vepra vjen çdo fundjavë në skenë për spektatorin e vogël.
Çdo të shtunë dhe të dielë, ora 11:00, Teatri Metropol
“Princi dhe i varfëri” dhe “Faraoni”/ Teatër
Teatri Eksperimental ju fton të ndiqni dy shfaqjet për fëmijë, “Princi dhe i varfëri” dhe “Faraoni.
Çdo të shtunë dhe të dielë, ora 10:30 dhe 11:30, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
“Si ngjyrat e ylberit”/ Cirk
Cirku Kombëtar ju fton të bëheni pjesë e shfaqjes “Si ngjyrat e ylberit”, me artistët e vegjël të studios së cirkut.
Çdo të shtunë dhe të dielë, ora 11:00, Cirku Kombëtar
“Perceptime: Burrneshat”/ Ekspozitë
Galeria Kombëtare e Kosovës dhe British Council, prezantojnë projektin më të ri, ekspozitën“Perceptimet: Burrneshat”, e cila vjen si rezultat i një bashkëpunimi dy- vjeçar ndërmjet 5 kuratorëve dhe institucioneve nga 5 vende të Ballkanit Perëndimor.
25 Janar – 24 Shkurt 2019, Galeria Kombëtare e Kosovës