MENU
klinika

Flet babai

“Sala gjallë? Do ishte një mrekulli, por…”

05.02.2019 - 14:00

Pasi u bë e ditur se aeroplani i zhdukur është gjetur në fund të detit, babai i Emiliano Sala, Horacio, ka thënë se ai nuk mban shpresa që Emiliano do të gjendet i gjallë, por shton se një gjë e tillë do të ishte një mrekulli e vërtetë.

Piper Malibu, lloji i aeroplanit me të cilin po udhëtonte Sala nga Nantes në Cardiff, u gjet të dielën në fundin e detit, afër ishullit Guernsey.

Oqeanografi dhe shkencëtari, David Mearns, i cili i ka drejtuar kërkimet për këtë aeroplan, ka bërë të ditur se ata kishin kërkuar për disa orë radhazi para se ta gjenin aeroplanin.

Dje u raportua se Dega e Hetimit për Aksidente Ajrore e kishte gjetur një trup në pjesët e aeroplanit që ishte zhdukur. Megjithatë, ende nuk dihet nëse trupi është i Salas apo i pilotit David Ibbotson.

emiliano sala
emiliano sala

“Nuk mbaj shpresa se Emiliano do të gjendet i gjallë. Do të ishte një mrekulli e vërtetë. Duhet të them se ne jemi dorëzuar nga shpresa se ai do të gjendet i gjallë”, – ka thënë Horacio për Canal 13.

“Ne vetëm shpresojnë që të dy trupat të gjendet brenda aeroplanit. Kjo është e gjitha, nuk kam asgjë tjetër për të thënë. Shpresoj se të dy trupat do të jenë aty, kështu që nuk mund t’i japin fund në njëfarë mënyre kësaj tragjedie” – mbyll Horacio.

Sala dhe aeroplani me të cilin po udhëtonte, Piper Malibu, u zhdukën gjatë rrugës nga Nantes në Cardiff, më 21 janar. Policia Guernsey e përfundoi kërkimin të enjten, më 24 janar, pasi nuk gjeti asnjë gjurmë pas tri ditësh kërkime.