Manchester City është rikthyer te suksesi, duke mposhtur 3-1 në “Etihad” ekipin e Arsenalit. City rikthehet në vendin e dytë, duke ngushtuar në 2 pikë diferencën me Liverpoolin kryesues, por të kuqtë kanë një ndeshje më pak.
Ishte Aguero ai që shënoi golin e dytë më të shpejtë të këtij sezoni të Premier League. Të parin e ka shënuar një javë më parë ndaj Newcastle.
Arsenal kundërpërgjigjet menjëherë me Koscielny, por Aguero shënon edhe dy të tjerë, një përpara dhe një pas pushimit duke kompletuar tripletën e tij.
Kjo është tripleta e 10-të në Premier League për sulmuesin argjentinas, vetëm Alan Shearer ka më shumë (11).
Një tjetër paraqitje zhgënjyese e Arsenal ndaj një ekipi mes gjashtë më të mirëve dhe skuadra e Emery tani ka zbritur në vend të gjashtë të renditjes së Premier League.