Vijon kriza e thellë për Lakers, që u dorëzuan në “Staples Center” përballë Denver Nuggets me rezultatin 95-115. Zona play off është gjithë e më larg, edhe pse James vijon të shënojë me një mesatare të mirë.
Këtë sfidë e mbylli me 31 pikë, por në kampin kundërshtar morën më shumë vlerë 23 pikët e Will Barton, 19 të Gary Harris dhe po kaq (19) të Jamal Murray.
Përtej humbjes me Nuggets, LeBron James arriti në kuotën e 32 311 pikëve, duke u zhvendosur në pozicionin e 5-të të shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në NBA legjendën Michael Jordan (32 292 pikë).
Ndërsa Spurs triumfuan 104-111 në parketin e Atlanta Hawks, duke e bërë diferencën në periodën e fundit, falë formës së LaMarcus Aldrige, që realizoi në total 32 pikë.
Një hap fals i pakuptueshëm në fushën e Chicago Bulls për Philadelphia Sixers, që u dorëzuan në fund me vetëm një pikë diferencë 108-107 falë koshit të Zach LaVine, që shkëlqeu me plot 39 pikë në total.
Fitore “in extremis” edhe për Boston Celtics, 109-111 në parketin e Sacramento Kings. Gordon Hayward i dha epërsinë Bostonit në sekondat e fundit, ndërsa tentativa nga distanca e Harrison Barnes, që shënoi 24 pikë në total, rezultoi e pasuksesshme.