MENU
klinika

NBA

Lakers sheh “dritë në fund të tunelit”

13.03.2019 - 11:29

Pas pesë humbjesh radhazi, Lakers është rikthyer te fitorja, duke mundur 123-107 Chicago në fushën e këtij të fundit.

Fitorja e ekipit kalifornian u vendos në periodën e fundit, me të zakonshmin LeBron James që ishte lider në fushë, ai realizoi 36 pikë e 10 rebound, mbështetur edhe nga Kuzma me 21 pikë.

Ndërsa San Antonio fitoi 112-105 ndaj Dallas në derbin teksan, një takim i dominuar dhe fituar me meritë nga Spurs, që patën epërsi gjatë gjithë kohës.

Brunson me 34 pikë ishte shënuesi më i mirë për Dallas, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. në kahun tjetër, DeRozan realizoi 33 pikë, mbështetur nga Aldridge me 28 pikë e White me 23.

konica sportkonica sport mobile

Portland befason Clippers, duke fituar 125-104 në Los Angelos. Për Clippers shkëlqeu Harrell, autor i 22 pikëve e 11 rebound, por që mbetën për statistikë. McCollum, që realizoi 35 pikë, ishte lider për Portland, ndërsa Lillard e Nurkic realizuan nga 20 pikë.

Milëaukee ruan kreun në Lindje, pas fitores 130-113 ndaj New Orleans, takim ku miqtë patën epërsi në fushë gjatë gjithë kohës. Giannis me 24 pikë dhe Middleton me 23 bënë diferencën në parket, duke i bërë të pavlefshme 23 pikët e Randle për vendasit.

Fiton edhe skuadra e Denver, që mundi 133-107 Minnesota, takim ku diferencën në parket e bëri Murray me 30 pikë. Philadelphia, falë 26 pikëve të Simmons, mundi 106-99 Cleveland.