MENU
klinika

NBA

Nëntë fitore radhazi për Houston Rockets

12.03.2019 - 11:30

Një tjetër mbrëmje spektakli në NBA. Përballja më interesante ishte padyshim ajo e zhvilluar në “Staples Center” mes Los Angeles Clippers dhe Boston Celtics, e mbyllur me fitoren e thellë 140-115 të kalifornianëve.

Spikati në këtë sfidë Lou Williams, që shënoi plot 34 pikë dhe me 11 148 pikë në karrierë hyn në histori si basketbollisti me rezultativ që vjen nga stoli.

Tregoi formë të mirë edhe italiani Gallinari me 25 pikë, ndërsa për Bostonin ishin shumë pak 25 pikët e Terry Rozier dhe 22 Jaylen Brown.

Në një ndeshje kyç për zonën play off, Oklahoma City Thunder triumfuan 89-98 në parketin e Utah Jazz, falë Denis Schroeder dhe Russell Westbrook, respektivisht me 24 dhe 23 pikë, duke zhvlerësuar performancën pozitive të Donovan Mitchell të Jazz, që e mbylli takimin me 25 pikë.

Nuk dinë të ndalen Houston Rockets, që sigluan fitoren e nëntë radhazi ndaj Charlotte Hornets me rezultatin 118-106. Skuadra teksane është në garë madje edhe për vendin e parë në Perëndim, pozicion që aktualisht mbahet nga Golden State Warriors.

28 pikë dhe 10 asiste për James Harden, me “yllin” e Rockets që ia la skenën shokut të tij të skuadrës, Kemba Ëalker, autor i 40 pikëve dhe 10 “rebound”.

Fitore e pabesueshme e Cleveland Cavaliers (të parafundit në Konferencën e Lindjes) 126-101 ndaj Toronto Raptors. Paraqitje e nivelit të lartë për Collin Sexton, që shënoi 28 pikë në total, ndërsa Kevin Love përveçse realizoi 16 pikë, kontrolloi edhe 18 topa poshtë koshit.