MENU
klinika

Premier League, Java 29

Liverpool nuk fiton derbin dhe lëshon kreun

03.03.2019 - 19:17

Derbi i ka kushtuar shumë Liverpool, që ka humbur kreun e renditjes së Premier League, pas barazimit 0-0 ndaj Everton.  Skuadra e Jurgen Klopp ka disa javë që po shfaq një formë të dobët, me katër barazime në gjashtë ndeshjet e fundit. 

Rezultate që kanë fshirë avantazhin e krijuar ndaj Manchester City-t, dhe si pasojë The Reds kanë zbritur në vendin e dytë me një pikë më pak se Citizens.

Ishte Liverpool ekipi që dominoi ndeshjen duke mos lejuar vendasit të hynin në lojë dhe e vetmja gjë që mund të bënte Everton ishte të mbrohej me sa më shumë forca.

Megjithatë, sulmuesit e Liverpool nuk ishin në një ditë të mirë, me Salah që shpërdoroi dy-tre mundësi të mira, po ashtu edhe Mane ka gabuar shumë deri kur u zëvendësua nga Lallana.

Mungesa e Roberto Firmino-s bie në sy, pasi mungon lojtari që i krijon hapësira dy anësorëve të shpejtë. Braziliani u fut në pjesën e dytë, por nuk kishte asnjë ndikim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Premier League, Java 29

Tottenham shmang humbjen në derbi