MENU
klinika

Mbrojtësi shqiptar

Media italiane: Hysaj ikën për 35 mln euro

20.03.2019 - 12:22

Elseid Hysaj mbetet sërish në merkato. Tani edhe më shumë, për arsye se ai nuk po luan fiks kohët e fundit te Napoli, me Ancelottin që surprizon nga java në javë.

“Tuttosport” sot e ka bërë thuajse fakt të kryer largimin e mbrojtësit shqiptar në verë, edhe pse në garë nuk është më Chelsea për shkak të bllokimit të merkatos nga FIFA.

“Pozicioni i Hysajt mbetet gjithmonë për t’u dëshifruar, meqë nuk është profili i mbrojtësit të krahut  tek i cili Ançeloti do të kishte besim.

Ka një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh por Napoli do të pranonte edhe një ofertë prej 35 milionë eurosh, për atë që është futbollisti shqiptar me vlerën e kartonit më të lartë në histori”, – shkruan e përditshmja sportive italiane.

hysaj perisic
hysaj perisic

Kësisoj, Hysaj duket se duhet të mendojë për një sistemim të ri, edhe pse kohët e fundit ka filluar të luajë më rregullisht me Napolin.

Ancelotti preferon anësorë me tipare më sulmuese dhe në skemat e tij taktike duket e vështirë që të arrijë të përfshijë edhe Hysajn, i cili është një ekspert në fazën mbrojtëse por rrallëherë vendimtar në atë ofensive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN