MENU
klinika

Mbrojtësi i Kombëtares

Për Hysajn në garë futet edhe Juventus

29.03.2019 - 11:06

Duket se Elseid Hysaj është gjithnjë edhe më larg Napolit. Pas Interit dhe Atletico Madrid, tani në garë duket se ka hyrë edhe Juventus.

Listës së gjatë të interesimeve u është bashkuar tashmë edhe Juventus dhe ky lajm është bërë i ditur nga vetë gazetat lokale të Torinos.

Mediet italiane raportojnë se Juventus ka pasur një interesim për Hysajn edhe më parë, por kohët e fundit interesimi duket se është më konkret.

Juventus duhet të nisë negociatat me drejtuesit e Napolit për shërbimet e Hysajt duke qenë se nuk mund të paguajë klauzolën 50 milionëshe për shërbimet e tij.

Klauzola që klubi i ka vënë mbrojtësit është funksionale vetëm për ekipet jashtë Italie, ndërkohë që klubet italiane duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët me Napolin.