Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka tentuar të rikthente trajnerin francez, Zinedine Zidane, për të zëvendësuar menjëherë Santiago Hernan Solari, nisur nga rezultatet e këqija.
Megjithatë, ish-trajneri, që fitoi tre Champions radhazi me Real Madridin, tani pa ekip, ka refuzuar të bashkohet me klubin e bardhë menjëherë, por nuk e mbyll derën përfundimisht.
Ndoshta në verë mund të bindet për ta marrë përsipër drejtimin e ekipit, nga i cili u largua një vit më parë. Nuk dihet me siguri nëse trajneri argjentinas, Solari, do ta udhëheqë Real Madridin në sfidën e afërme, kundër Valladolidit.
Ndërkohë, edhe Jose Mourinho duket se nuk e ka dëshirë të drejtojë tani Real Madrid. Mourinho është kontaktuar përmes menaxherit të vet nga Florentino Perez, duke i kërkuar që të rikthehet në stolin e kampionëve të Europës në fuqi.
Mbetet të shihet si do të përparojnë bisedimet, por burimi pranë trajnerit portugez pohojnë se për momentin ai nuk do të pranojë një eksperiencë të dytë në “Santiago Bernabeu”.