MENU
klinika

Foto/ Video

“Avengers-Endgame” thyen rekordin botëror të biletave

30.04.2019 - 15:16

Hakmarrësit e galaktikës në misionin për të shpëtuar gjysmën e popullsisë së botës që u shkrumbuan nga Thanos kaluan pritshmëritë dhe rishkruan historinë.

“Avengers-Endgame” u rikthye në filmin më të madh të të gjithë kohërave duke grumbulluar 1.2 miliardë dollarë në zyrën qëndrore të biletave për vetëm 4 ditë.

Bashkëpunimi i Disney dhe Marvel superkaloi rekordin e vendosur nga filmi Avengers- Infinity War, i cili grumbulloi 641 milionë dollarë në hapjen e madhe në Prill të vitit të kaluar.

“Endgame”është përfundimi epik i serive të filmave të sukseshëm të stilit Marvel. 19 miliardë dollarë kanë ka qënë shifra që të gjithë filamt me superheronjë kanë fituar gjatë të gjithë dekadave në mbarë botën.

Filmi me kohëzgjatje prej 3 orësh ka patur një impakt pozitiv si dhe mban një rezultat prej 96% në faqen Rotten Tomatoess dhe A+ në faqen e Cinema Score.

Ky film renditet në vendin e 7 në listën e 10 filmave historikë të të gjithë kohërave.