MENU

Detajet

Grabitësit e Rinasit të fshehur në Fushë-Krujë? Policia nis aksionin në fshatra

19.04.2019 - 14:02

Policia ka nisur një aksion në fshatrat e Krujës.

Forcat policore janë vënë në kërkim të autorëve të grabitjes në aeroportin e Rinasit.

Mësohet se sot policia ka ndërmarrë disa kontrolle në fshatrat e Fushë-Krujës, që është edhe vendi më i afërt nga aeroporti Kombëtar.

Policia ka marrë indicie se autorët e grabitjes mund të fshihen në këto fshatra.

Ditën e grabitjes, pas përplasjes me policinë, autorët u larguan drejt Fushë-Krujës.

Në Fushë-Krujë u gjetën edhe dy makina të djegura, të dyja në vende të ndryshme.

Kujtojmë që ditën e ngjarjes së 9-prillit gjatë përplasjes me policinë mbeti i vrarë Admir Murataj, i dyshuar si koka e grupit të grabitësve.

Deri tani janë të dyshuar edhe Klement Çala, një bashkëpunëtor i vjetër i Murataj, Aleks Pepa, i akuzuar për grabitjen e blindave me para që udhëtonin drejt Rinasit, si dhe një ish-polic me inicialet M.H.