MENU
klinika

Nga Foreign Policy

Italia duhet të mësojë nga Pakistani

02.04.2019 - 16:17

Roma sapo ka nënshkruar për t’u bërë pjesë e projektit “Rruga e Mëndafshtë” të Kinës. Ajo duhet të mësojë nga përvoja e Islamabadit.

Në fund të marsit, qeveria e Italisë nënshkroi një memorandum mirëkuptimi për t’u bashkuar me projektin “Rruga e Mëndafshtë” të Kinës, planin prej 1 trilion dollar të Pekinit për të zhvilluar rrugët tregtare të tokës dhe të detit nga Azia në Afrikë në Evropë. Italia është ekonomia e parë e madhe evropiane që e bën këtë.

Kjo ndezi këmbanat e alarmit në Shtëpinë e Bardhë dhe në Bashkimin Evropian. BE theksoi se Italia po dëmtonte aftësinë e Europës për t’u marrë me Kinën si një bllok i vetëm.

Arsyetimi i Italisë për t’u bashkuar me projektin është i drejtpërdrejtë: Një fluks i investimeve kineze mund të ndihmojë rimëkëmbjen ekonomike të Italisë.

Ndërkohë, eksportuesit italianë mund të fitojnë akses në tregun masiv të Kinës. Kjo tingëllon mjaft tërheqëse, por Italia do të ishte e mençur të shikonte vendet e tjera që kanë nënshkruar projektin dhe sfidat me të cilat janë përballur, veçanërisht Pakistanin.

Në pamje të parë, të dy vendet duken tërësisht të ndryshme.

Italia është anëtare e G-7 dhe ekonomia e tetë më e madhe në botë. Pakistani, pavarësisht se ka më shumë se trefishin e popullsisë, mezi ka shkuar në top 40.

Megjithatë, të dy vendet kanë ngjashmëri të rëndësishme.

kolana e librave

Pakistani dhe Italia janë të ngarkuar me borxhe: Që nga viti 2018, borxhi i Pakistanit ishte 73 për qind e PBB-së, ndërsa i Italisë 132 për qind. Secili është i mbështetur në ndihmën e jashtme: Pakistani ka kërkuar kredi nga FMN dhe mbështetjen e shteteve të Gjirit dhe Kinës për ta mbajtur. Në mënyrë të ngjashme, që nga kriza financiare e vitit 2008, Italia është mbështetur tek Banka Qendrore Evropiane.

Si rezultat, të dyja shtetet kanë qenë të uritura për kapital të jashtëm, të dy janë në kërkim të tregjeve të reja për eksportet e tyre.

Trazirat në politikën pakistaneze gjithashtu ofrojnë një mësim për Italinë. Turizmi në politikën pakistaneze gjithashtu ofron një mësim për Italinë.

Pas marrjes së pushtetit, qeveria e Khanit u tregua më e kujdesshme me projektin kinez dhe ministrat kërkuan një rishikim të plotë të projekteve, duke lënë disa në pritje, duke anulluar të tjerët dhe duke devijuar fonde nga iniciativa në aktivitete të tjera.

Kjo duhet tingëllojë e njohur për italianët. Qeveria e koalicionit aktual të Italisë është e ndarë për sa i përket projektit kinez.

 

Nuk është e vështirë të parashikohet skepticizmi dhe një qeveri e re pasuese që ndryshon politika. Dhe kjo duhet të shqetësojë kryeministrin italian Giuseppe Conte dhe partnerët e tij të koalicionit.