MENU
klinika

Detajet

Kapen me drogë në kufij, policia greke arreston dy shqiptarë

24.04.2019 - 15:04

Një sasi e madhe droge është sekuestruar në kufij me shtetin fqinj, Greqinë.

Mbi 48 kg marijuanë është sasia e sekuestruar në kufirin greko-shqiptar.

 

Operacioni është zhvilluar në rrugën periferike Kiparisia-Nerajdha, Igumenicë.

 

Policia ka pikasur 3 shtetas që transportonin në këmbë 3 çanta me drogë dhe ka arritur t’i kapë dhe arrestojë.

Ata janë dy shqiptarë përkatësisht 41 dhe 50-vjeç.

Po ashtu është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre, një tjetër shqiptar 24-vjeç.