MENU
klinika

Çmimi i Madh i Austinit

Marquez i pandalshëm, merr ‘pole-postion’-in e shtatë

14.04.2019 - 18:00

Marc Marquez vazhdon të dominojë në MotoGP dhe këtë e tregoi edhe në pistën e Austinit, në Teksas.

Në ndalesën e radhës së këtij Botërori, piloti spanjoll i Hondës fitoi “pole position”-in e tij të 7 në tokën amerikane, duke krijuar menjëherë një diferencë të dukshme me ndjekësit e tij.

Ai e përshkoi pistën me kohën 2 minuta, 3 sekonda e 787 të mijtat, duke lënë në vend të dytë rivalin e tij Valentino Rossi, ndërkohë që në vendin e tretë, duke plotësuar vijën e parë të nisjes, u rendit britaniku Cal Crachlow.

Nuk shkoi më shumë se vendi i 6 piloti tjetër i Yamaha, Maverik Vinales, i cili ka para vetes Jack Miller dhe Pol Espargarò.

Provat kualifikuese ishin krejtësisht për t’u harruar për motorin Ducati, me Doviziozon që nuk shkoi më shumë se vendi i 13, ndërkohë që Lorenzo do të niset nga vendi i 11 në garë, për shkak të një problemi teknik të shfaqur në motorin e tij.

Më herët, Marquez deklaroi se disa probleme teknike të Hondas e pengonin atë të garonte si më parë, por duket se as ato nuk e ndalin dot spanjollin të triumfojë sërisht.

Renditja e plotë: