Është mbyllur sezoni i rregullt i Euroleague në basketboll për meshkuj, duke përcaktuar 8 skuadrat çerekfinaliste të play off-it, që vijojnë garën.
Fenerbahce e mbylli sezonin e rregullt në vendin e parë dhe do të përballet me Zalgiris Kaunas. Sfidat më interesante të kësaj faze janë ato që përfshijnë dy ekipet spanjolle të Real Madrid dhe Barcelona.
Skuadra “merengues” do të luajë ndaj Panathinaikos, ndërsa Barça do të duelojë ndaj turqve të Anadolu Efes. Më e lehtë sfida e CSKA Moskë, që do të ndeshet ndaj Baskonia Gasteiz.
Ndeshjet do të nisin më 16 dhe 17 prill dhe në “final four” do të shkojnë ekipet që fitojnë 3 nga 5 ndeshjet çerekfinale. Faza e “final four” do të zhvillohet në Baskonia Gasteiz të Spanjës, më datat 17-19 maj.
Euroleague – Çerekfinalet play off
16 prill, Fenerbahce – Zalgiris Kaunas
16 prill, CSKA Moskë – Baskonia Gasteiz
17 prill, Anadolu Efes – Barcelona
17 prill, Real Madrid – Panathinaikos