MENU
klinika

"Nuk ka vend në Evropë"

Salvini: Të ndërpriten negociatat BE-Turqi

08.04.2019 - 16:17

Zëvendës kryeministri italian Matteo Salvini tha të hënën se  negociatat e Ankarasë për të hyrë në Bashkimin Evropian, duhet të ndërpriten një herë e mirë.

Salvini përmendi gjithashtu ekstremizimin islamik si “armikun publik numër një” të Evropës, ndërsa theksoi mbrojtjen e kufijve të jashtëm të kontinentit si përparësi të një aleance që ai përpiqet të krijojë me udhëheqës të tjerë evropianë të partive të së djathtës së skajshme së tij.

Politikani italian po fliste në konferencën për shtyp në Milano me udhëheqës me ide të ngjashme me të tijat, si Marine Le Pen. Ai do që ta krijojë aleancën para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian muajin e ardhshëm.

Salvini tha se grupi që do të krijohet nuk ka ndërmend thjesht “që të humbë ose marrë pjesë. Synimi ynë është të fitojmë dhe ndryshojmë rregullat e Evropës”, tha ai.

Politikani i partisë anti-imigracion, Lidhja e Veriut, u takua të hënën në Milano me udhëheqës të partive të djathta të skajshme daneze, finlandeze dhe gjermane për të diskutuar për aleancën e ardhshme, që do të “shkundë” parlamentin parlamentar pas zgjedhjeve në maj.

“Ëndrra evropiane po kërcënohet nga burokratët dhe bankierët që drejtojnë Evropën. Ata e kanë qeverisur Evropën për një kohë të gjatë “tha Salvini, në një sallë të mbushur me gazetarë.

Në takim mungonte kreu i Partisë Franceze të Frontit Kombëtar, Le Pen, të cilën Salvini e takoi të enjten në Paris dhe kryeministri hungarez Viktor Orban. Zëdhënësi i Le Pen, Alain Vizier, tha në një deklaratë se ajo ishte “e zënë me fushatën e saj zgjedhore”.

Kur u pyet përse Le Pen nuk mori pjesë në konferencë, Salvini tha: “Unë përfaqësoj të gjithë (Evropën e Kombeve dhe Lirisë) grupin ENF,” tha ai. “Unë flas për francezët, austriakët, anëtarët holandez”.

Ndërkohë, për sa i përket Turqisë, pak kohë më parë, në një votim jo të detyrueshëm, Parlamenti Evropian ka bërë thirrje për pezullimin e bisedimeve të pranimit me Turqinë, duke përmendur shkeljet kundër të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit. Turqia e ka quajtur votimin si të pakuptimtë.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarat e Sekretarit amerikan të mbrojtjes

“Rusia nuk mund ta zëvendësojë kurrë SHBA-në”

Flet ish-ambasadori

BE zhgënjehet nga Turqia…