MENU
klinika

Tensione te 'Bregu i Lumit'

Përleshja me policinë, banorët rrëmbejnë lopatat (VIDEO)

08.04.2019 - 12:44

Është tensionuar përplasja mes banorëve dhe policisë tek Bregu i Lumit.

Banorët kanë rrëmbyer lopatat kundër fadromave që tentojnë të shembin shtëpitë e tyre.

Mes banorëve dhe policisë ka pasur edhe përleshje të ashpra.

Disa prej banorëve kanë hipur mbi çatiët e shtëpive në shenjë mbrojtje të banesave të tyre.

Mësohet se banorët kundërshtojnë prishjen e shtëpive të tyre, të cilat preken nga projekti zgjatimit të Bulevardit të Ri.

Ata janë shprehur për mediat se janë të paqartë për mënyrën e shpronësimit, ndërsa janë ngritur në protestë.

Në vendgjarje ndodhen forca të shumta policie. Po ashtu i pranishëm është edhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu.