Teuta në basketboll për meshkuj ka shkruar historinë edhe duke humbur në finale. Ekipi durrsak është shpallur nënkampion i Ballkanit, pasi në finale humbi 68-82 me maqedonasit e Blokotehna.
Ndeshja e zhvilluar në “Feti Borova” nuk ka patur histori që nga minutat e para, me Blokhotena-n që është shkëputur menjëherë. Perioda e parë është fituar 25-9 nga miqtë, ndërsa durrsakët kanë reaguar në të dytën, të fituar 21-17.
Gjithsesi, Blokhotena ka fituar të tretën 28-15, duke krijuar një avantazh të kënaqshëm, të cilin e ka ruajtur edhe në periodën e katërt, të fituar 23-12 nga Teuta.
Pavarësisht humbjes në finale, Teuta duhet të krenohet për faktin se ka qenë skuadra e parë shqiptare në basketbollin për meshkuj që ka arritur të luajë një finale në Ligën Ballkanike.