MENU
klinika

Video

Uefa prezanton Euro 2020 në versionin “Game of Thrones”

16.04.2019 - 20:39

Euro 2020 do të jetë një nga edicionet më unike , që do të zhvillohet verën e vitit të ardhshëm.

Teksa kualifikueset janë në rrugëtimin drejt gjysmës së tyre dhe formati i Ligës së Kombeve ka shtuar dozën e spektaklit, UEFA ka menduar të krahasojë turneun me trendin e momentit.

“Game of Thrones”, është një nga serialet më të ndjekura në botë me skenarët rreth masakrave, forcave të errëta dhe krijesave legjendare. në “lojën e re të Fronëve” ka vend edhe për futbollin.

Profili zyrtar i turneut “Euro 2020” në Twitter ka publikuar një video që bazohet te seria e famshme televizive që ka pushtuar globin.

 

Të 12 qytetet finaliste; Amsterdam, Baku, Bilbao, Bukuresht, Budapest, Kopenhagen, Dublin, Glasgoë, Londër, Mynih, Romë apo Shën Pjetërburg, kthehen në teatrin e luftës që do të magjepsë tifozët e futbollit nga 12 qershori deri më 12 korrik.

Ndërsa gara për një vend në fazën finale të Europianit po bëhet edhe më interesante, dashamirësit e futbollit kanë nisur numërimin mbrapsht duke pritur spektaklin në kontinentin e vjetër.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN