MENU
klinika

Reagojnë fansat

Nga “Game of Thrones” tek droga, akuzat për aktoren

25.05.2019 - 11:15

Sophie Turner akuzohet se ka përdorur substanca narkotike gjatë xhirimeve.

Sophie Turner pati një moment paniku gjatë një videoje në Instagram-in e saj pasi kuptoi se aksidentalisht kishte filmuar në kamera cigaren e saj elektronike.

Ndjekësit dhe fansat e saj në fakt janë të bindur se sjellja që ajo ka bërë në video të lë të kuptosh se ajo nuk ka qenë një cigare e thjeshë por me shumë mundësi marijuane.

Aktorja e njohur e serialit “Game of Thrones” ishte duke rregulluar flokët e saj ditën e djeshme dhe vendosi  të shfaqej live në Instagram.

Ndërkohë që iu përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në prehrin e saj mbante cigaren të cilën një moment e ka parë dhe e ka hedhur me shpejtësi në krahun e djathtë për ta larguar nga pamja vizuale e videos.

Pikërisht ky veprim i aktores ka ngjallur dyshime të shumta te fansat të cilët e akuzojnë për përdorim të lëndëve narkotike.