MENU
klinika

Sulmi i të dielës

Bomba në Sri Lanka rrëmbeu tre fëmijët e miliarderit të njohur

05.05.2019 - 20:51

3 nga 4 fëmijët e miliarderit danez Anders Holch Povlsen humbën jetën në sulmet me bombë në Sri Lanka.

Familja ndodhej në këtë shtet me pushime për Pashkë. Emra e fëmijëve të cilët mbetën të vrarë nuk janë bërë publikë.

Holch Povlsen është pronar i linjës ndërkombëtare së veshjeve Bestseller, si dhe një prej aksionerëve më të mëdhenj të gjigandit të veshjeve ASOS.

Povlsen është gjithashtu pronar i disa pronave në Mbretërinë e Bashkuar.

“Fatkeqësisht, mund të konfirmojmë se raportimet janë të vërteta”, tha një zëdhënës i miliarderit, duke iu përgjigjur interesit të BBC.

“Ju kërkojmë që të respektoni privatësinë e familjes, nuk kemi komente të mëtejshme”.

Numri i të vrarëve nga sulmet në Sri Lanka aktualisht ka shkuar në 290, ndërsa të plagosurit janë rreth 500. Të paktën 8 shpërthime goditën vendin të dielën e shkuar. Në qendër të sulmeve ishin kisha dhe hotele luksoze.

24 është numri i të arrestuarve, megjithatë asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësi për sulmet.

Pjesa më e madhe e të vrarëve janë shtetas nga Sri Lanka, shumë prej të cilëve të krishterë që u vranë gjatë kohës që ndodheshin në kishë për Pashkë.

Autoritetet besojnë se në mesin e të vrarëve 36 janë shtetas të huaj, megjithatë pjesa më e madhe e viktimave nuk janë identifikuar ende