MENU

Pas njoftimit të May

Britani/ Nis gara për kryeministrin e ri

25.05.2019 - 08:34

Gara për udhëheqësin e Partisë Konservatore në Britani ka filluar, pas njoftimit të Theresa May se do të japë dorëheqjen muajin e ardhshëm.

Gara jo vetëm që do të rezultojë në një lider të ri partiak, por edhe në kryeministrin e ardhshëm të Mbretërisë së Bashkuar. Anëtraët e partisë presin që një udhëheqës i ri të zgjidhet deri në fund të korrikut.

May konfirmoi të premten se do të japë dorëheqjen më 7 qershor, por do të vazhdojë si kryeministre, ndërsa zhvillohet garën e udhëheqjes.

Katër kandidatë kanë konfirmuar qëllimin e tyre për të Gruar deri tani dhe ata janë: Sekretari i Jashtëm Jeremy Hunr, Sekretari i Zhvillimit Ndërkombëtar Rory Stewart, Ish-Sekretari i Jashtëm Boris Jonson dhe Ish-sekretarja e Punës dhe e Pensioneve Esther McVey.

Megjithatë, shumë të tjerë besohet se po e shqyrtojnë seriozisht postin, duke përfshirë Sir Graham, i cili ka dhënë dorëheqjen si kryetar i Komitetit të vitit 1922.

Deputetët konservatorë kanë kohë deri në javën që fillon më 10 qershor për të shpallur kandidaturën. Në korrik të gjithë anëtarët e partisë do të votojnë për të vendosur për fituesin.

Partia konservatore kishte 124,000 anëtarë, që nga muaji mars i vitit të kaluar. Udhëheqësi i fundit i zgjedhur nga anëtarësia ishte David Cameron në vitin 2005.

Johnson tha në një konferencë ekonomike në Zvicër të premten se një lider i ri do të kishte “mundësinë për të bërë gjërat ndryshe”.

Duke theksuar edhe një here qëndrimin e tij lidhur me Brexit, ai tha: “Do të largohemi nga BE më 31 tetor, me ose pa marrëveshje”.

Duke njoftuar largimin e saj në Downing Street, Theresa May i kërkoi pasuesit të saj “të kërkojë një rrugë që respekton rezultatin e referendumit”. Ajo shtoi: “Për të patur sukses, ai ose ajo do të duhet të gjejë konsensus në Parlament. Një konsensus i tillë mund të arrihet vetëm nëse njerëzit në të gjitha anët e debatit janë të gatshëm të bëjnë kompromis”.

Nga BBC