MENU
klinika

Portieri legjendar

Casillas me urgjencë në spital/ Pëson atak kardiak

01.05.2019 - 18:46

Ish-porteri i Realit të Madridit dhe përfaqësueses së Spanjës, Iker Casillas është shtruar me urgjencë në një spital të qytetit Oporto, për shkak të një ataku kardiak.

37-vjeçari i cili është aktualisht pjesë e Portos në portugali është detyruar të lërë me urgjencë stërvitjen e sotme.

Klubi i Portos e konfirmoi lajmin e tmerrshëm për TVI, ku sqaronte se gjendja e spanjollit është e qëndrueshme dhe po shkon drejt përmirësimit.

Casillas ka ndierë shqetësime në zemër gjatë seancës stërvitore të paradites dhe është transportuar menjëherë në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

“Iker ka pësuar një infarkt të miokardit gjatë stërvitjes në mëngjes. Stërvitja u ndërpre menjëherë për t’i ardhur në ndihmë portierit, i cili në këto momente ndodhte në spitalin e CUF të Oportos.

Është mirë dhe gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Problemi kardiak është zgjidhur”, shkruhet në njoftimin e klubi portugez.

Pas ndërhyrjes portieri i famshëm spanjoll ka mbyllur sezonin aktual futbollistik por ndoshta edhe karrierën!