Joel Embiid mori për dore Philadelphia 76ers në fitoren mjaft të rëndësishme ndaj Toronto Raptors që i dha kryesimin e serisë në 2-1 me ndeshje 76ers.
Skuadra nga Pensilvania dominoi nga fillimi deri në fund duke u mbyllur me rezultatin 116-95.
Kamerunasi Embiid ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për Philadelphia 76ers me 33 pikë 3 asiste dhe 10 rikuperime duke bërë të pavlefshme edhe paraqitjen pozitive të Kawhi Leonard i cili koleksionoi në total 33 pikë 3 asiste dhe 4 rikuperime.
Toronto rezistoi vetëm në periodën e parë në këtë sfidë me Raptors që e mbyllën 12 minutëshin e parë në disavantazhin e 3 pikëve.
Më pas supermacia e 76ers ishte evidente me skuadrën kanadeze që e kishte të pamundur të reagonte.
Paraqitje super pozitive ishte ajo e Jimmy Butler autori i 22 pikëve, por edhe 9 asisteve dhe 9 reboundeve.
Plot 6 basketbollistë të Philadelphias arritën një kuotë pikësh me dy shifra në këtë sfidë ndërkohë që te Toronto spikati edhe kamerunasi tjetër Siakam me 20 pikë.
Edhe ndeshja e 4-t gjysmëfinale mes 76ers dhe Raptors do të zhvillohet në Wells Fargo Center aty ku vendasit do të synojnë ta thellojnë në 3-1 serinë mes tyre.