MENU
klinika

"Armë të vogla"

Trump: Nuk jam i shqetësuar për Korenë e Veriut

26.05.2019 - 11:03

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të dielën se nuk ndihet i shqetësuar rreth lëshimeve të fundit të raketave nga Koreja e Veriut dhe se ishte i bindur se udhëheqësi i vendit Kim Jong Un do të mbante premtimet që kishte bërë.

Në një postim në Twitter të publikuar pak pas mbërritjes së tij në Japoni të dielën, Trump i quajti raketat “armë të vogla”.

Trump shkroi: “Koreja e Veriut hoqi dorë nga disa armë të vogla, të cilat i shqetësuan disa nga njerëzit e mi dhe të tjerët, por jo mua.” Ai shtoi: “Unë kam besim se Kim do të mbajë premtimin e tij për mua.”

Por deklarata e tij binte në kundërshtim me këshilltarin e tij të sigurisë kombëtare, John Bolton, që tha të shtunën se testet e raketave shkelën rezolutat e OKB-së.

kolana e librave

Presidenti Trump e nisi  vizitën shtetërore në Japoni të dielën ku takoi kryeministrin Shinzo Abe. Të dy drejtuesit hëngrën mëngjesin së bashku, përpara se të niseshin për të luajtur golf në Chiba, jashtë kryeqytetit Tokio.

Trump ka thënë se dëshiron të arrijë një marrëveshje me Japoninë për të adresuar atë që ai e ka quajtur një zhbalancim tregtar mes dy vendeve.

Presidenti amerikan është atje për të diskutuar çështje të tregtisë dhe sigurisë. Testet e raketave të Koresë së Veriut dhe programi bërthamor pritet të jenë në krye të agjendës.

Japonia konsiderohet të jetë një nga aleatët më të rëndësishëm të Amerikës, për arsye sigurie dhe ekonomike, dhe Trump ka kërkuar të forcojë marrëdhëniet, duke bërë udhëtime të rregullta diplomatike për të takuar Abe.