MENU
klinika

Festivali jubilar

Vallja burimore zbret në Myzeqe

24.05.2019 - 11:36

 Festivali Folklorik Kombëtar i Valles Burimore, sapo ngriti siparin në Lushnjë. Grupet folklorike nga të gjitha trevat shqiptare, do të prezantohen me në këtë festival, me repertorin e përzgjedhur të traditës popullore.

Muzika dhe vallja tradicionale, ashtu si lulëzimi i natyrës, kanë veshur Lushnjën këto ditë pranvere.

 

 

 

Qyteti myzeqar pret kështu, edicionin e X, të festivalit Folklorik Kombëtar të Valles Burimore.

Para skenës, grupet folklorike mbushën përplot rrugët e qytetit, nën tingujt e muzikës popullore.

 

 

 

Sikur e do tradita, tashmë 10-vjeçare e kësaj nisme, në ruajtjen e kultivimin e burimit popullor të pashtershëm, grupi folklorik “Vaçe Zela”, ishte i pari që çeli festivalin.

 

 

 

Nata e parë në skenë, solli para publikut dhe jurisë interpretimin e grupit të Dropullit, ndjekur nga ai i Klosit e të tjerë me radhë.

Për dy net me radhë, juria do të ndjekë secilin grup përfaqësues, për të shpallur më pas edhe fituesit e këtij edicioni jubilar./Konica.al

Përgatiti: Hera Lera

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Arvanitasit e kërcenin si trumfatorë

Unike dhe e vetmja valle joerotike…

Vallet e kënduara shkodrane

“Hajde lule moj shebojë”