MENU
klinika

"Me një artist që e vlerësoj shumë..."

Aurela Gaçe zbulon super bashkëpunimin!

24.06.2019 - 15:56

Aurela Gaçe di të jetë gjithnjë një divë dhe ikonë e muzikës së vendit tonë.

Së fundmi ajo ka gati hitin e radhës dhe na paralajmëroi se do ta djegë fare!
Këngëtarja shqiptare ka zbuluar se do të vijë me një bashkëpunim me një prej këngëtarëve më të preferuar!

Bëhet fjalë për Genc Prelvukaj, për të cilin thotë se është një artist që e vlerëson dhe e do shumë!

“Thjeshtë, pastër,bukur…kaq tani për tani❤??? # me një artist që e vlerësoj shumë. Mund të them se jam një nga fanset e ish-grupit Etno Engjujt #sot Etnon. Prandaj ftesën Genc Prelvukaj e prita me shumë dashuri”.

Nga ana tjetër Genci bën me dije se kënga do të jetë mjaft ritmike aq sa do të thyejë edhe xhamat e makinës:

“Të martën në 14:00. Furnizohuni me ujë mirë se një zjarr i madh po vjen. Mos thoni që nuk ju thashë. ‘Adrenalinë’ në bashkëpunim me Aurela Gaçen. Kujdes! Kjo këngë i thyen xhamat, por nuk patët kujdes me nivelin e zërit”.