E ardhmja e Gareth Bale mbetet një çështje për t’u zgjidhur te Reali i Madridit.
Uellsiani ka një pagë të shumë të lartë prej 350 milionë paundë neto në javë, por e ka humbur vendin e titullarit dhe nuk preferohet nga trajneri Zinedine Zidane.
Sipas medieve britanike, më konkretisht “The Sun”, 29-vjeçari mund të bëjë jë lëvizje befasuese, duke iu bashkuar Bayernit në Mynihut në Bundesligë.
Formula e transferimit pritet të jetë në formë huazimi për një vit.
Kampionët e Gjermanisë janë të gatshëm t’ia paguajnë pagën, duke parë boshllëqet që janë krijuar nga largimi i dy veteranëve, Arjen Robben dhe Franck Ribery.
Të interesuara për shërbimet e Bale janë edhe disa klubi angleze, por që mbeten pas Bayernit në aspektin financiar. Edhe po të huazohet, sërish mbetet shumë i shtrenjtë (paga e lartë) për skuadra si Tottenahmi apo Manchester United.
Bale, i cili mbush 30 vjeç muajin e ardhshëm, e ka të qartë se shanset për luajtur te Reali i ka minimale, ndaj mund të jetë i interesuar për të veshur fanellën e Bayernit, skuadër që do t’i jepte stimuj të rinj.