MENU
klinika

Marrëveshje me ministrin kinez

Ministri gjerman: Kina dhe Evropa, partnere dhe konkurrente

19.06.2019 - 14:45

Ministri gjerman i ekonomisë Peter Altmaier nënshkroi të mërkurën një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrin kinez të Rregullimit të Tregut Xiao Yaqing në fillim të një vizite tre ditore.

“Kina dhe Bashkimi Evropian janë partnerë, por edhe konkurrentë”, tha Altmaier. “Ne kemi nevojë për një fushë loje të barabartë, pa diskriminim dhe disavantazhe”.

Vendet anëtare të BE, duke përfshirë Gjermaninë, shpresojnë të krijojnë kushte më të mira tregtie, pasi SHBA vazhdon një luftë të kushtueshme tregtare me Kinën.

Altmaier tha se gjithashtu kishte planifikuar të diskutonte për forcimin e rregullave të investimeve midis Kinës dhe BE. Gjatë dy dekadave të fundit, Gjermania ka qenë një destinacion kryesor për investimet kineze, duke e bërë atë një nga vendet e BE-së të përfitojë më së shumti nga skemat e tilla.

Por me një luftë tregtare të udhëhequr nga SHBA, situata ka ndryshuar. Komisioni i ri Europian do të duhet të hartojë një politikë të gjerë industriale bllok që përfaqëson më mirë interesat e shteteve anëtare, veçanërisht sa i përket Kinës, tha Altmaier.

Gjatë vizitës së tij, ministri i ekonomisë gjermane pritet të takohet me Ministrin e Tregtisë Zhong Shan, si dhe Ministrin e Industrisë dhe Teknologjisë Informative Miao Wei. Të enjten, ai do të takohet me zëvendëskryeministrin kinez Liu He, i cili është gjithashtu kryenegociatori i bisedimeve tregtare me SHBA.

Është vizita e dytë e Altmaier në Kinë për dy muaj. Në prill, ai ishte një samit lidhur me ‘Rrugën e re të mëndafshtë”, projektin ambicioz të infrastrukturës së Pekinit për të forcuar lidhjet tregtare me Europën dhe Afrikën. Në atë kohë, ai bëri thirrje për një fund të shpejtë të luftës tregtare të SHBA-Kinës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Euroskepticizëm apo eurorealizëm?

“Ballkanizimi” i Evropës

360 kompani deri tani

Kina po “blen” Europën