MENU
klinika

Lakers e New York destinacionet e mundshme

Ylli i NBA konfirmon divorcin me klubin!

12.06.2019 - 16:18

Anthony Davis i ka kërkuar skuadrës së New Orleans Pelicans largimin në fund të këtij sezoni.

Basketbollisti 26-vjeçar ka konfirmuar se dy skuadrat kandidate ku mund të luajë sezonin tjetër janë Lakers dhe New York.

Davis luan që prej vitit 2012 me New Orleans në NBA dhe në 6 sezonet e fundit ka qenë gjithnjë i pranishëm në “All Star Game”, kun ë vitin 2017 fitoi edhe trofeun MVP.

Gjithsesi, shtatlarti tani synon një kontratë të re disavjeçare me ekipin e ri.

Lakers duket skuadra favorite, që edhe në janar u përpoq të sillte lojtarin në Los Anxhelos.

Jashtë gare janë Boston, Clippers dhe Brooklyn, që gjithasu synonin lojtarin, por që Davis i ka përjashtuar nga zgjedhja e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kanadezët 'prekin' titullin

Raptors 1 fitore larg suksesit!