MENU
klinika

Politikat mjedisore

Presidenti i Brazilit: Gjermania të mësojë nga ne

28.06.2019 - 15:57

Presidenti i ekstremit të djathtë të Brazilit Jair Bolsonaro tha se Gjermania ka “shumë për të mësuar” nga politikat mjedisore të Brazilit, një ditë pasi kancelarja gjermane Angela Merkel u zotua të fliste drejtpërdrejt me të në lidhje me shpyllëzimin e Amazonës.

“Brazili mund të jetë një shembull për Gjermaninë edhe për mjedisin”, tha Bolsonaro pas uljes në Japoni për një takim me krerët e tjerë të G20.

Pak më shumë se 5% e energjisë së Brazilit prodhohet nga qymyri, me burime të ripërtëritshme që përbëjnë 43%. Në Gjermani qymyri mbetet burimi i saj më i rëndësishëm i energjisë elektrike.

Të mërkurën, Merkel u tha ligjvënësve në parlamentin gjerman se do të “bëjë çdo përpjekje për të siguruar që ajo që po ndodh në Brazil most ë vazhdojë” në përgjigje të një pyetjeje rreth shkatërrimit të pyjeve Amazon.

Bolsonaro tha se nuk do të ishte si paraardhësit e tij, të cilët “qortoheshin nga vendet e tjera” nëse Merkel diskutonte për shpyllëzimin me të në Japoni. “Ne nuk pranojmë të trajtohemi si në të kaluarën,” tha ai.

Shkalla e shpyllëzimit në Amazon është rritur ndjeshëm që kur Bolsonaro u bë president në janar. Ruajtja e pyjeve është një pjesë shumë e rëndësishme për të luftuar ngrohjen globale.

Në protestë, më shumë se 340 grupe aktivistësh i bënë thirrje Bashkimit Evropian për të pezulluar bisedimet me Brazilin dhe vendet e tjera të Amerikës së Jugut mbi një marrëveshje të tregtisë së lirë.

Merkel tha gjatë debatit parlamentar të mërkurën se pezullimi i bisedimeve tregtare “nuk do të çonte në një hektar më pak të shpyllëzimit në Brazil”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Po përmbyset sundimi i ligjit

Fundi i demokracisë së Brazilit….

Peisazhi politik po ndryshon

Pse në Brazil po shtohet radikalizmi?