MENU
klinika

Eurovision-i nuk i jep shans Kosovës

Serbia provokon: Lë kosovarët jashtë skenës europiane

29.06.2019 - 12:02

Kosova tentoi edhe këtë vit të bëhej pjestare me të drejta të plota e EBU-së, Unioni Europian i Medias Audiovizive. 

Por RTK- Radiotelevizioni i Kosovës- nuk e fitoi dot mbështetjen e radiotelevizioneve të tjerë të Europës duke mos e fituar kështu të drejtën që Kosova të zgjedhë një përfaqësues për në Eurovision Song Contest.

Vendimi u mor në asamblenë e 82-të të përgjithshme të EBU-së në Oslo, ku një shumicë prej 673 votash kundër përballë 400 votash pro vendosën të mos e pranojnë kërkesën nismë të 5 shteteve fqinje: Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Sllovenia, Kroacia dhe Hungaria, për të shtuar Kosovën në bashkimin më të madh mediatik në Europë.

Televizioni kombëtar serb RTS argumentoi se kjo do të kishte ndikim në situatën e rajonit, çka duket se i bindi shtetet të votonin kundra pranimit të Kosovës.

Edhe shtetet që iniciuan votimin, më pas u tërhoqën.