MENU
klinika

Dëmtimi i Durant 'zbeh' suksesin

Warriors rihap sfidën ndaj Torontos!

11.06.2019 - 16:43

Kampionët në fuqi të Golden State Warriors qëndruan në lojë për të mbrojtur titullin duke i shtyrë festën Torontos.

Kanadezët u mposhtën në Scotiebank Arena me rezultatin e ngushtë 105-106 në finalen e 5-të mes tyre.

Tashmë Raptors kryesojnë serinë 3-2 me ndeshje por finalja e 6-të do të zhvillohet në Oakland me Warriors që do të kenë mundësi të barazojnë në 3-3.

Toronto arriti të kryesonte me 6 pikë epërsi me shifrat 103-97 vetëm pak minuta para fundit por Warriors rikuperuan gjithçka dhe e mbyllën sfidën në favorin e tyre.

Stephen Curry realizoi 31 pikë në këtë sukses ndërsa Klay Thompson shtoi 26 të tjera aq sa edhe Kawhi Leonard për kanadezët.

Dëmtimi i Durant që ishte rikthyer titullar pas dëmtimit i ngriu buzëqeshjen kampionëve në fuqi.

Ai luajti vetëm 11 minuta duke realizuar 11 pikë ndërsa doli nga parket me lot në sy për një lëndim të rëndë në tendinën e Akilit që mund ta mbajë jashtë për një vit të tërë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN