Skuadra kampione e Golden State Warriors do të ketë dy mungesa në ndeshjen e tretë finale play off ndaj Toronto Raptors, takim që luhet në “Oracle Arena” të Oakland nesër në mëngjes.
Përveç Kevin Durant, që ka munguar edhe në dy finalet e para, do të mungojë edhe Kevon Looney.
Looney u dëmtua në ndeshjen e dytë finale dhe pas kontrollit mjekësor është mësuar se sezoni sportiv për qendrën e Warriors është mbyllur para kohe.
Ai u dëmtua në pulpë dhe tashmë për trajnerin Steve Kerr problemet shtohen.
Trajneri Kerr do të ketë në dispozicion vetëm një qendër deri në fund të sezonit, DeMarcus Cousins. Skuadra e Golden State shpreson që pavarësisht dy mungesave të triumfojë, duke qenë se do të luajë dy sfidat e radhës në fushën e saj.
Durant nuk luan prej gati një muaji, një mungesë që ka ndikuar shumë në serinë e finaleve play off.