Tashmë është e qartë, Nicolas Pepe ka zgjedhur transferimin tek Arsenal, duke lënë thatë Napolin.
Lille pranoi hapur se në drejtim të sulmuesit të tyre kishin ardhur katër oferta në vlerë 80 milionë euro dhe tani ishte në dorë të lojtarit për të zgjedhur cilën do të pranonte.
Pak ditë më parë, agjenti i Pepe udhëtoi në Itali, aty ku u takua me drejtuesit e Napolit, por si duket oferta financiare e Arsenalit për vetë lojtarin dhe komisioni për agjentin e tij e kanë bindur atë të kalojë në Londër, aty ku u filmua të dielën në mbrëm,je dhe pastaj u zhvendos në shtëpinë e një mikut të tij.
Tashmë mbetet vetëm zyrtarizimi dhe autori i 22 golave në Ligue 1 sezonin e kaluar të bëhet pjesë e “Topçinjve”.
Transferimin e 24-vjeçarit nga Bregu i Fildishtë e “bekoi” edhe Granit Xhaka dhe talenti i Arsenalit Emir Smith Rowe, që pëlqyen një postim të sajtit “433” në Instagram, ditën e djeshme.