MENU
klinika

Detaje

Dosja “Toyota Yaris”, ‘zbarkojnë’ në Tiranë prokurorët belgë

23.07.2019 - 12:15

Një grup prokurorësh belgë ka mbërritur në Tiranë për dosjen e “Toyota Yaris”.

Prokurorët belgë janë duke mbajtur takime me prokurorët e Krimeve të Rënda dhe grupin e hetimi të dosjes.

Nuk dihet nëse prokurorët belgë do të marrin pjesë në pyetjen e kreut të opozitës Lulzim Bashës.

Kujtojmë se në muajin qershor të vitit 2018, janë sekuestruar në dy makina ‘Toyota Yaris’, 3 milionë e 470 mijë euro është shuma e parave që në Portin e Durrësit.

Katër të arrestuarit në Shqipëri kanë qenë Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri, ndërsa të proceduar në Belgjike janë Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj.

Paratë janë gjetur në bagazhet e dy mjeteve të futura në 4 thasë.

Sasia e parave është zbuluar pas raportit të paraqitur nga Interpol Roma.

Në këtë çështje ka qenë i përfshirë edhe kryedemokrati Lulzim Basha, të cilin Gjykata e Tiranës e shpalli fajtor për shpifje ndaj deputetit socialist Taulant Balla, sepse e kishte akuzuar këtë të fundit për lidhje me të arrestuarit e çështjes ‘Toyota Yaris’.