MENU
klinika

Detaje

Rama mbledh Kryesinë, ç’pritet të ndodhë brenda korrikut?

15.07.2019 - 10:37

Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Rama ka mbledhur Kryesinë e Partisë Socialiste.

Mësohet se në këtë mbledhje do të caktohet data e Asamblesë Kombëtare të PS.

Data e propozuar nga socialistët pritet të jetë 27 korriku.

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS pritet të diskutohet edhe për zgjedhjet vendore të 30 qershorit dhe situatën e paszgjedhjeve, teksa kryebashkiakët e djathtë kanë vendosur të mos lirojnë bashkitë.