MENU
klinika

Dy klube të mëdha hidhen në sulm!

Simeone ‘tradhton’ Hysajn! Blen mbrojtësin anglez!

17.07.2019 - 18:03

Elseid Hysaj nuk do të shkojë tek Atletico e Madridit, sikurse ishte raportuar kohët e fundit!

Klubi spanjoll hoqi dorë nga mbrojtësi për shkak të pretendimeve të larta financiare të Napolit duke firmosur me Trippier të Tottenhamit.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se për shqiptarin mbyllen dyert e largimit nga skuadra që drejtohet nga Carlo Ancelotti.

Për mbrojtësin kuqezi është hedhur në sulm Roma, që ka shfrytëzuar bisedimet me menaxherin Mario Giuffredi, që është njeriu që përfaqëson edhe interesat e Veretout, për të cilin klubi kryeqytetas po këmbëngul prej kohësh.

Hysaj është i duhuri për skemat e Fonsecas në rolin e anësorit të djathtë, sigurisht nëse në këtë pozicion trajneri nuk do të preferojë Florenzin. Largimi i Trippier sa i ‘prishi punë’ aq edhe mund t’i hapë një derë të re mbrojtësit kuqezi. Tottenham kërkon ta mbulojë boshllëkun në krahun e djathtë të mbrojtjes pikërisht me Hysajn.

“Spurs” përfituan 20 milionë paundë për Trippier dhe për të njëjtën shifër e ndoshta edhe më pak synon të marrë shqiptarin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN