MENU
klinika

Nuk ndalet...

Tayna ka gati surprizën, me të cilën pritet të bëjë namin

25.07.2019 - 13:55

Tayna koncertin e radhës e ka pasur në Strugë ku ka dhuruar një performancë elektrizuese për publikun.

Nëpërmjet postumeve në Instagram këngëtarja ka treguar se fansat e saj në këtë qytet e kanë pritur mjaft mirë dhe kanë kënduar së bashku me të hitet e saj më të suksesshëm.

Në fund të mbrëmjes reperja ka ndarë me fansat një surprizë të madhe, e cila me siguri do i gëzojë të gjithë.

Madje në fund të koncertit, ajo ka zbuluar se shumë shpejt do të hedhë në treg dy projekte të reja muzikore.

Më këto këngë ajo ka premtuar se do të bëjë namin dhe të gjithë mezi po presim t’i dëgjojmë.

Tayna është ndër këngëtaret e reja të tregut muzikor shqiptar dhe brenda pak kohësh ja ka dalë të futet fuqishëm.

Në pak kohë ajo numëron me mijëra klikime në Youtube dhe fansat e saj nuk janë të paktë.