MENU
klinika

Ja çfarë u bë shkak

Tensione tek Reali/ ‘Nxehen gjakrat’ mes Zidane e Modric!

26.07.2019 - 17:29

Pas dëmtimeve të Asensio dhe Mendy në kampin madrilen duket se nuk ka vend për qetësi dhe kesaj here protagonistë janë ‘Topi i Artë’ Luka Modric dhe trajneri i Los Blancos.

Mesfushori i “Los Blancos”, mësohet të ketë patur një debat të ndezur me Zinedine Zidane.

Arsyeja? Situata e krijuar me Gareth Bale.

Uellsiani është afër lamtumirës, por dëmtimi i Asensio-s mund të ketë ndryshuar gjithçka, duke përfshirë edhe fatin e ish-yllit të Tottenham.

Sipas “Don Balon”, kroati i ka kërkuar trajnerit të ndryshojë qëndrim, por francezi nuk do të dëgjojë më të flitet për Bale.

Situata e krijuar nuk është aspak e këndshme dhe tashmë topi tani i ka kaluar drejtuesve të klubit.