MENU
klinika

Reagimi i politikaneve të sulmuara

“Trump po largon vëmendjen nga kriza e emigrantëve”

16.07.2019 - 16:35

Katër kongresistët amerikanë të cilët u sulmuan përmes rrjetit social Twitter nga presidenti Amerikan Donald Trump deklaruan se askush nuk do t’ua mbyllë gojën.

Përfaqësueset amerikanë në kongres Aleksanda Okasion Kortes, Ilhan Omar, Ayana Pressley dhe Rashida Tlaib deklaruan përpara gazetarëve se sulmet e Trump ndaj tyre janë tentativë për të tërhequr vëmendjen nga politikat e tij si dhe inkurajuan njerëzit që të mos bien në kurth.

“Kjo është thjesht një përpjekje për të larguar vëmendjen. Ne duam të trajtojmë problemet e popullit amerikan dhe kjo është arsyeja pse na kanë dhënë besimin për në kongres. Duam të zvogëlojmë taksën e barnave, të trajtojme krizën në sistemin shëndetësor publik. Duam të adresojmë hendekun e madh mes të pasurve dhe të varfërve: u shpreh kongresistja Pressley.

Ndërkohë Okasio Kortez që vjen nga një familje me origjinë Porto Rikane deklaroi se pavarësisht gjithçkaje që thotë presidenti Trump, Amerika i përket të gjithëve.

Pa përmendur emra, Trump i referohej katër grave me ngjyrë, tre prej të cilave kanë lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Alexandria Ocasio-Cortez, e lindur në Nju Jork nga prindër portorikanë, afro-amerikania Ayanna Pressley, Rashida Tlaib, vajzë e emigrantëve palestinezë dhe Ilhan Omar, e lindur në Somali dhe më pas e emigruar në Minesota.

Në postimin e tij Trump shkruant: Është shumë interesante të shohësh deputete demokrate progresiste, që e kanë origjinën nga vende ku qeveritë janë një katastrofë e plotë dhe totale, më të këqinjtë, më të korruptuarit dhe pa ndikim në botë, t’i thonë me zë  të lartë popullit amerikan, kombit më të madh dhe më të fuqishëm në Tokë, se si duhet drejtuar qeveria jonë. Përse nuk kthehen andej nga kanë ardhur dhe të ndihmojnë vendet të mbuluara nga krimi nga të cilat vijnë? Pastaj mund të kthehen dhe të na tregojnë se si e bënë.

Fjalët e Trump u cilësuan si raciste dhe shkaktuan  shumë reagime, brenda dhe jashtë vendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e kandidates Warren

“Trump mund të jetë në burg në 2020”

Dëshmia e ish-avokatit të Trump

“Trump është racist dhe mashtrues”