MENU
klinika

'Ke të fala nga Tatjana...'

“Virusi FaceApp”, Albani bën përshkrimin më epik

17.07.2019 - 16:04

Në rrjetet sociale është shpërndarë si ‘virus’ një aplikacion i quajtur “FaceApp”.

Ky fiksim ka kapur edhe këngëtarin e njohur Alban Ramosaj.

Nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instagram ai tregon si do të duket kur të bëhet gjysh dhe krahas saj përshkruan me pak fjalë jetën e tij në të ardhmen.

Albani shkruan se pas shumë vitesh do të bëjë një jetë të qetë dhe e mendon veten si një shkrimtar aventurier.

kolana e librave

“Një tjetër fluturim i suksesshëm! Zbarkova në ‘El Cuco’ ku do qetësoj kockat pak dhe më pas destinacioni për tek familja e vajzës time në ‘Côte d’azur’ që ta surprizoj për ditëlindje… ah.. sapo prisha surprizen, Ndjesë shpirti babit, ç’të bëj.. U plaka! Nuk jan për mua këto rrjete sociale mor bab.. më mirë ti qëndroj aventurave dhe duke shkruar libra.. këtu ça s’më shohin sytë, shoh jot ëmë me atë mjeranin që ka mar për bur e m’bën t’ua fluturoj avionin mu në dhomë të gjumit. Nejse, shaka. E di ti qe i kam lëne ato gjëra. Të puth e ke të fala nga Tatjana.
Ps: ky vëndi qenka potent për biznes!”

Albani është vetëm 23 vjeç dhe derisa të arrijë në atë moshë ka kohë, ndaj vajza keni ende kohë.