Nuk ka më dyshime, Elseid Hysaj do të jetë futbollisti i ri i Romës shkruan Gazzetta dello Sport. Shqiptari do të largohet nga Napoli dhe duket se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
Presidenti i napolitanëve, Aurelio de Laurentiis, kërkon 20 milionë euro, shifër e papërballueshme nga kryeqytetasit.
Marrëveshja pritet të arrihet, pasi vullneti i të dy palëve është që diçka e tillë të ndodhë, ndërsa termat ekonomikë ende nuk bëhen të ditura.
Hysaj do të largohet, pasi nuk është më i paprekshëm te Napoli, ndërsa Roma e do për të zëvendësuar Florenzin që pritet të niset drejt Anglisë.
Media e madhe italiane e cilëson si një punë thuajse të kryer dhe më në fund kuptohet dhe situata e shqiptarit.