MENU
klinika

Vajzat shqiptare e kuptojnë

“Hallet” e Jonida Maliqit gjatë pushimeve me ‘mamin’

03.08.2019 - 13:57

Le të flasim paksa për temën e këtyre muajve të fundit…PUSHIMET!

Jonida Maliqi ka treguar se sa shumë është kënaqur këto pushime me mamin. Ka shijuar gjithçka gjatë këtyre ditëve në një prej resorteve më të mira në Turqi dhe është argëtuar pa fund me të ëmën, e cila, çdo ditë e më shumë nxirrte ndonjë gjë të re. Të paktën një…

Mamat janë ndihmë e madhe në pushime, sidomos nëse me vete ke edhe fëmijët, ama aq sa të ndihmojnë, aq edhe “të lodhin” me reagimet e tyre të befta, të natyrshme dhe pa e vrarë fare mendjen se, sido të jetë, je në një vend jashtë Shqipërie dhe duhet të tregohesh pak më e kujdesshme: “Pse, i kemi paguar lekët kokërr më kokërr….” – ta pret që tutje dhe të detyron ta mbyllësh gojën e të bësh ndonjëherë sikur nuk je e shoqëruar me të (shakaaa, mami).

Po cilat janë bëmat më të shpeshta që pothuaj të gjitha mamat na bëjnë t’i durojmë nëse jemi me to në plazh. Jonida Maliqi na i tregon…

  1. Zgjimi që në orët e para të mëngjesit për të shfrytëzuar çdo rreze dielli të mundshme: “Nuk kemi ardhur ardhur për të fjetur gjumë. Ngrihu të ikim në plazh!”

2. Kanë nevojë gjithmonë për t’i bërë përkthyesen “Çfarë tha mi?”

3.Të marrin çdo lloj aksesori pa të pyetur (Sa mirë që Jonidës nuk i mungojnë asnjëherë aksesorët. Ka edhe për               mamin: “Po s’ia dhe nënës sate, kujt do t’ia japësh?)

4. Shfrytëzojnë gjithçka që ofron paketa në maksimun: “Pse të mos kapardisem? Kemi paguar një dynja me                        lekë…”

5. Nëse kanë me vete nip apo mbesë, vëmendja ndaj tyre është e para: “Ylli i nënës, drita e nënës…” Jonida le të                 ndihet keq e xheloze, kush e vë re: “Është ai i pari këtu, pastaj vini ju të tjerët…” – i thotë e ëma duke                               adresuar Dan-in, pasi Jonida ia vë në dukje “xhelozinë”)

6. Vdesin të komentojnë të gjithë fqinjët që ka rreth e rrotull; rrobat e banjës, me kë erdhi, me kë iku, sa e                          shëndoshë, sa e dobët…. Gjithçka që kalon para syrit të mamave, nuk mund të kalojë pa komente.

7. Dëshira për t’u dukur një mama trendy nuk mungon asnjëherë; kërcejnë sikur askush të mos jetë duke i                        parë, këndojnë me të gjithë e shijonë çdo lloj aktiviteti. Përpjekja është për t’u vlerësuar.

8. Gjejnë gjithmonë diçka që nuk shkon: “Ky ventilatori nuk punon mirë, plasëm vape…” Edhe me 10 yje të                        ishte hoteli, ka një gjë që nuk shkon në të. Nëse nuk ka, mamat e gjejnë.

9. Shfrytëzojnë kohën e plazhit për të folur me motrat, me fisin. Si mund të rrinë 10 ditë pa mësuar ç’ndodh                      andej nga bota tjetër, nga jeta e tyre e përditshme?

10. Mezi presin të kthehen në shtëpi: “Aman të ikim të rrimë rehat në shtëpinë tonë.” Kurrë nuk bëjnë rehat                        në tjetër vend, pavarësisht luksit e relaksit të vërtetë që u ofrohet. Rehatinë, jo vetëm mamat, por askush                      nuk e gjen në vend tjetër si shtëpia.

Kështu Jonida ka ndarë me fansat e saj një pjesë të mirë të bëmave të së ëmës “for fun” gjatë këtyre pushimeve.